Sport

Tre skuadrat e Superiores luajnë paralelisht të enjten, mësoni datat dhe oraret e të gjitha ndeshjeve të kthimit të ekipeve shqiptare në Europë!

Mesjava e kompeticioneve ndërkombëtare është lënë pas, por skuadrat menjëherë kanë nisur punën për ndeshjet e kthimit të tyre, që do të përcaktojnë kalimin apo jo në turin e tretë në kompeticionet përkatëse. Të gjitha ekipet kanë axhendën e qartë të konfirmuar në UEFA sa i përket ditëve dhe orareve në të cilat luajnë, teksa janë 8 ekipe shqiptare ende në garë.

Dy të parat që luajnë janë Drita dhe Shkëndija e Tetovës, të cilat luajnë përkatësisht të martën dhe të mërkurën ndeshjet e tyre të kthimit në Ligën e Kampioneve.

LEXO EDHE: Takim kokë më kokë te Interi, Kivu kërkon përforcimet e premtuara. Diskutohet edhe Asllani!

Ndërkohë, të 6 skuadra e tjera në Ligën e Konferencës luajnë të enjten dhe thuajse në të njëjtat orare. Sa u përket skuadrave të Superiores, Dinamo dhe Vllaznia i nisin takimet përkatëse në orën 20:45, ndërsa në orën 21:00 luhet ndeshja e Egnatias. Vllaznia mori një fitore të rëndësishme me shifrat 2-1 kundër Vikingurit në stadiumin “Loro Boriçi”. Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Blutë e Ilir Dajës triumfuan me rezultatin 1 me 2, në transfertën e Andorrës ndaj Atletik D’Eskaldes.

29.07.2025
LIGA E KAMPIONEVE
Drita-Kopenhagë ora 20:00

30.07.2025
LIGA E KAMPIONEVE
FCSB-Shkëndija Tetovë ora 19:30

31.07.2025
LIGA E KONFERENCËS
Prishtina-Larne ora 20:00
Rapid Vjenë-Deciç ora 20:30
Dinamo-Atletik Eskaldes ora 20:45
Floriana-Ballkani ora 20:45
Vikingur-Vllaznia ora 20:45
Egnatia-Dinamo Minsk ora 21:00