Bota

Tregtia me Kanadanë, Italia kërcënon planet e BE-së

Italia nuk do të ratifikojë marrëveshjen e tregtisë së lirë mes BE dhe Kanadasë, CETA, një premtim nga qeveria italiane që në vë në rrezik serioz paktin. Ishte vetë zëvendës/kryeministri italian Luigi Di Maio që e bëri premtimin para fermerëve. Italia ka më shumë produkte ushqimore të mbrojtura me përcaktim origjine dhe etiketa vendndodhje gjeografike se çdo vend tjetër në BE. Por Kanadaja njeh vetëm një pjesë të tyre dhe kritikët e CETA-s thonë se produktet rrezikojnë shumë të falsifikohen, sidomos marka të njohura si djathi Parmigiano-Reggiano apo proshuta e parmës.