Bota

Tripoli, 47 të vdekur e 129 të plagosur në 8 ditë

Në Tripoli synohet një armëpushim i ri. Në periferinë jugore të kryeqytetit të Libisë, edhe dje pati luftime të ashpra mes milicive të ndryshme. Në 8 ditë raportohen 47 të vdekur e 129 të plagosur. Misioni Unsmil i Kombeve të Bashkuara, iu bëri thirrje palëve të përfshira në konflikt, të takohen nesër në mesditë, për të gjetur gjuhën e përbashkët përmes dialogut, duke i dhënë fund luftimeve.