Donald Trump deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp me Theresa May se lidhja mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është në nivelin më të lartë dhe shumë speciale. Ai theksoi se Brexit ishte një mundësi e jashtëzakonshme dhe se çfarëdo të bënte Britania pasi të dilte nga BE-ja, për të nuk do të kishte asnjë problem. Në të njëjtën linjë, kryeministrja britanike tha se në vijim bashkëpunimi mes Londrës dhe Uashingtonit do të thellohet.