Kur u pyet se çfarë mendon Kremlini për Donald Trump, pasi ky i fundit e quajti homologun rus, Vladimir Putin si “konkurrent”, këshilltari i presidentit rus tha se Moska e konsideron presidentin e SHBA “një partner”. Yuri Ushakov u tha gazetarëve në prag të samitit të Helsinkit se takimi është me rëndësi për krijimin e “përafrimit të marrëdhënieve” midis dy udhëheqësve.