Bota

Trump i kritikuar për qëndrimet ndaj Rusisë

Donald Trump gjendet në “vijën e zjarrit” pas takimit me Vladimir Putinin, në Finlandë. Një rrebesh kritikash u përplas mbi Presidentin Amerikan, për shkak se i doli në mbrojtje Rusisë duke përjashtuar ndërhyrjen e mundshme të saj në Presidencialet e 2016-ës. Kryetari Republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, tha se “Trump duhet ta kuptojë që Rusia nuk është aleati ynë”. Për senatorin John McCain, sërish nga rradhët e republikanëve, “Kjo ishte performancë e turpshme”. Ndërkaq,  lideri demokrat i Senatit, Chuck Schumer tha se “Veprimi i Presidentit ka forcuar kundërshtarët e dobësuar mbrojtjen dhe aleatët e Amerikës”.