Bota

Trump konfirmon takim me Putinin në Hungari: Synimi, t’i jepet fund luftës ‘të palavdishme’ në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet me homologun rus, Vlamdimir Putin në Hungari.

Pas një bisede telefonike, Trump tha se çdo gjë shkoi mirë se dhe biseda ishte “produktive”, duke shtuar se “këshilltarët e nivelit të lartë” nga të dy vendet do të takohen javën e ardhshme.

“Unë dhe Presidenti Putin do të takohemi më pas në një vend të rënë dakord, në Budapest të Hungarisë, për të parë nëse mund t’i japim fund kësaj Lufte ‘të palavdishme’ midis Rusisë dhe Ukrainës”, thotë ai.

Më herët kur, Presidenti amerikan Donald Trump, u pyet nga gazetarët në konferencën e përbashkët me Keir Starmer se cilat janë hapat e tij të ardhshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pasi më herët deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin “e ka zhgënjyer”.

Trump përsëriti atë që tha edhe më herët, duke pretenduar se lufta nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte president në atë kohë.

Ai shton se administrata e tij ka zgjidhur shtatë konflikte të mëdha, shumica prej të cilave, sipas tij, “as nuk mendohej se mund të zgjidheshin”.

Presidenti shprehet se shpreson për lajme të mira së shpejti, por thekson se lufta në Ukrainë nuk ndikon drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ai thekson se ndien një detyrim moral për të ndërmjetësuar një zgjidhje.

Ndërkohë, kryeministri Keir Starmer theksoi edhe një herë nevojën për shtim të presionit mbi Putinin, duke theksuar se vetëm kur Trump ka ushtruar presion ndaj tij, Putin ka treguar ndonjë shenjë gatishmërie për të lëvizur.