Ndonëse shtrëngoi duart me Kim Jong Un-in në samitin historik të 12 Qershorit në Singapor, Donald Trump doli me deklaratën se “Koreja e Veriut vazhdon të mbetet kërcënim madhor për Shtetet e Bashkuara”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë firmosi një Urdhër Ekzekutiv, që zgjati me një vit të ashtuquajturën “Emergjencë Kombëtare”, të lidhur me kombin e armëve atomike, çka autorizon sërish sanksione ekonomike kundër tij.