Showbiz

Trump kritikohet ashpër për deklaratën: “Personave me Koronavirus injektojuni dezinfektant në trup”

Në një konferencë për shtyp me disa nga mjekët e vendit, Trump diskutoi të gjitha mundësitë e shërimit të të infektuarve me Koronavirus dhe le të themi se disa prej ideve të tij u janë dukur të gjithëve shumë qesharake.

Fillimisht ai shtroi teorinë që pacientëve nëpër spitale tu injektohet dezinfektant në trup në mënyrë që të luftohet virusi. “Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme, dezinfektanti mund të jetë helmues për lëkurën, sytë dhe të gjithë sistemin” -i’u kthyen mjekët e habitur duke e përjashtuar krejtësisht këtë si mundësi eksperimentimi.

Mesa duket Donald Trump nuk ka dashur t’a dijë dhe ka vijuar me këmbënguljen e tij. Kjo deklaratë e cila ka bërë xhiron e botës është kritikuar nga mjekë dhe ekspertë të tjerë të fushës.