Bota

Trump luan golf, mijëra protestues e rrethojnë

Mijëra persona u dyndën në rrugët e Edinburgut për të protestuar ndaj vizitës së Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar. Ata organizuan një demonstratë në kohën që presidenti amerikan luante golf në resortin Tërnberi. Trump ndodhet në Skoci me bashkëshorten e tij për një vizitë private, përpara takimit në Helsinki me Vladimir Putin, ditën e hënë. Gjatë lojës së golfit ai u vërshëllye nga protestuesit e mbledhur jashtë perimetrit të resortit.