Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
‘Trump Mobile’
“A jeni gati për një telefon që nuk ekziston… por që mund ta porosisni sot?! Trump Mobile sapo e bëri të mundur – me krenari nga… renderat 3D!”
Po flasim për T1 Gold Smartphone nga Donald Trump, telefoni që duket si një iPhone, sillet si një Android i lirë… dhe shitet si Ferrari. Me 12GB RAM, 256GB memorie dhe një “bateri 5000mAh”.
Trump Mobile thotë se telefoni është ndërtuar në Amerikë. Pastaj djali i Trump del live dhe thotë: “Jo tani, po do jetë një ditë…” Kështu që, nëse mendonit të blinit këtë telefon për të ndihmuar prodhimin lokal… s’keni lexuar mirë fine print-in.
Dhe rrjeti? Askush s’e di. Mund të jetë T-Mobile, mund të jetë një Wi-Fi publik në St. Louis, mund të jetë… një dëshirë. E vetmja gjë e sigurt është se nuk e kthen dot.
Privatësia? Harroje. E kanë kopjuar nga kompani random që ndoshta as nuk ekzistojnë. Por ama përdor AI. Që do të thotë – di gjithçka për ty përpara se ta kuptosh vetë.
Në përfundim: Trump Mobile – një startup që po përpiqet ta bëjë Amerikën sërish… të konfuzuar.