Bota

“Trump na ushqen, ndërsa Hamasi…”, organizata joqeveritare amerikane shpërndan mbi 2 milionë vakte për palestinezët…

Organizata joqeveritare me seli në SHBA, Gaza Humanitarian Foundation, njoftoi se ka shpërndarë më shumë se dy milionë vakte gjatë katër ditëve të ofrimit të ndihmës humanitare për popullin e Gazës.

Numri i përgjithshëm i vakteve, sipas përditësimit të GHF, është “afërsisht 2,170,822 në 23,040 kuti”. Çdo kuti ka për qëllim të ofrojë tre vakte në ditë, për afërsisht katër ditë, për një familje prej afërsisht pesë personash.

Vendi i shpërndarjes në Tel Sultan përgjatë kufirit Egjipt-Gazë shpërndau ushqim sot me gjashtë kamionë, sipas njoftimit, një total prej 5,760 kutish që përmbanin afërsisht 332,640 vakte. Nuk pati incidente sigurie gjatë ditës së djeshme, thekson i njëjti përditësim.

Në një postim në X, teksa palestinezët marrin ndihmat në pikat e shpërndarjes, falenderojnë presidentin amerikan, Donald Trump.

“Trump na ushqen, ndërsa Hamasi na vdes urie”, thotë një nga qytetarët, teksa merr ndihmat ushqimore.