Në Qershor, Donald Trump do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe. Sipas protokollit, ftesa zyrtare për Presidentin Amerikan erdhi nga mbretëresha Elizabeth II dhe kjo vizitë përkon me 75-vjetorin e D-Day/t. D-Day përdoret për t’iu referuar zbarkimeve në Normandi më 6 Qershor 1944, që shënoi fillimin e çlirimit të Europës nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.