Bota

Trump paralajmëron BE: Tarifë 20% për prodhuesit evropianë të makinave!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump lëshoi një tjetër paralajmërim për Bashkimin Evropian, duke kërcënuar se do të godasë prodhuesit e automjeteve, duke vendosur një taksë prej 20 për qind, nëse barrierat ndaj korporatave amerikane nuk hiqen. Paralajmërimi vjen dy ditë pasi Sekretari Amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross tha se Shtëpia e Bardhë nuk kishte marrë ende një vendim nëse do të zgjeroheshin tarifat që janë futur së fundmi për mallrat e tjerë evropianë.