Donald Trump duket po përgatitet për një luftë frontale tregtare me Kinën. Presidenti amerikan kërcënon që të vendosë tarifa të reja shtesë prej 200 miliardë dollarësh mbi mallrat kineze. Taksa prej 10% do të hyjë në fuqi nëse Pekini nuk ndryshon praktikat e tij, paralajmëroi shefi i Shtëpisë së Bardhë. Pergjigjja e Kinës ishte flakë për flakë: ajo i akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shantazh e tha se do të reagojë me tarifa të tjera.