Presidenti Donald Trump do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë një delegacion koreano-verior. Në këtë vizitë të rrallë, zyrtarët e lartë të Penianit do t’i dorëzojnë Trump një letër nga udhëheqësi koreano-verior Kim Jong-un. Kjo i shton shpresat se samiti mes dy liderëve do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar.