Kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, ka lajmëruar se nesër do të nisë fushatën elektorale me një tur 1 ditor në të gjithë Shqipërinë, me autobusin e tij të fushatës!
Fushatën e çelim me tur në të gjithë Shqipërinë.
Nga Shkodra në Sarandë në 1 ditë.
10 qytete. 24 orë. 1 qëllim: të dëgjojmë njerëzit.
Nisja: 11 prill, Shkodër, ora 08:00
Mbyllja: Sarandë, ora 20:00
Dhe të dielën, 13 prill, takimi i madh për prezantimin e programit në Pallatin e Kongreseve!
Kjo është Mundësia për ndryshim
Shehaj u shndërrua në temë diksutimi pas një videoje të publikuar, ku shprehte mos-dakordimin me financimin dhe shpenzimet e RTSH-së, ndërsa foli për reduktime të fondeve, ai tha se u keqkuptua duke e interpretuar sikur donte të mbyllte televizionin shtetëror!