Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzon sistemin qeverisës si një vend që i varfëron qytetarët shqiptarë përmes absurditetit.
Akuzat, Shehaj i përcolli në rrjete sociale, ku ka shpërndarë një video në të cilën bën një këmbim të euros në lek dhe anasjelltas, dhe rezulton me humbje 1 euro.
Kryetari i Partisë Mundësia, Shehaj thekson se me vendosjen e euros në Shqipëri investitorët e huaj do të kenë më shumë mundësi investimi në vend dhe bizneset eksportuese gjithashtu nuk do të kenë humbje nga luhatja e vlerës së euros.
Shkova në një pikë këmbimi me 100 euro.Vetëm për të parë, sa humbet një qytetar shqiptar, vetëm sepse ne ende përdorim lekun. Rezultati? Shqiptarët humbin çdo ditë në heshtje, vetëm sepse sistemi nuk ndryshon. Ne nuk jemi një vend i varfër, jemi një vend që i varfëron qytetarët përmes absurditetit, shkruan Shehaj në rrjete sociale.