Turqia refuzon kërkesën e Amerikës, që Ankaraja të mbrojë luftëtarët kurdë në verilindje të Sirisë, para se trupat amerikane të tërhiqen prej territorit sirian. Për shtetin turk, kurdët janë terroristë që kërcënojnë kufijtë e Turqisë, ndaj veprimet ushtarake kundër tyre nuk ndalen. Me këtë qëndrim, përforcohet përçarja mes Ankarasë e Uashingtonit. Ndërkaq, ngrihen pikëpyetje se si Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë aleatët kurdë, në luftën anti-ISIS në Siri.