Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se BE duhet të përgatitet për më të keqen, për shkak të politikave të presidentit amerikan, Donald Trump. Në një letër dërguar udhëheqësve të BE-së, Tusk shkroi se “marrëdhëniet transatlantike janë nën një presion të madh, për shkak të politikave të presidentit Trump”.Tusk, i cili do të kryesojë një samit dyditësh të liderëve të BE-së në Bruksel, nisur nga e enjtja, tha se “ndarjet, për fat të keq, shkojnë përtej tregtisë”.