Përkohësisht, “Twitter”-i bllokoi llogarinë e fushatës zgjedhore të presidentit amerikan Donald Trump, me akuzën e lajmeve të rreme për koronavirusin. Në shënjestër është postimi ku thuhet se “Fëmijët janë thuajse imunë nga COVID-19”/a. Për të njëjtin postim, kështu veproi dhe “FB”, që theksoi se “Të tilla përmbajtje, të rreme e të dëmshme shkelin rregullat mbi dezinformimin”.