Lirohet nga burgu 36-vjeçari Arlen Hasanaj i cili u arrestua si autor i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në shtëpinë e presidentit të FSHF Armand Duka.
Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit për ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje. Provat e grumbulluara nga pala mbrojtëse u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë. Ngjarja ndodhi pak pas orës 22:00 të 25 janarit.
Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash ku i riu ndezi fitilin e lëndës plasëse dhe më pas u largua me vrap. Vetëm pak çaste pas shpërthimit në zonë shfaqet policia.
Në orën 22:03 para portës së Armando Dukës shfaqet një person i maskuar dhe me doreza. Ai ndez me çakmak fitilin e lëndës plasëse dhe më pas e hedh tek porta e hekurit. Pasi hedh lëndën plasëse i riu largohet me vrap, ndërsa brenda pak sekondash ndodh shpërthimi.
Një patrullë policie mbërrin menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa në zonë shfaqen edhe banorë të lagjes. Policia vijon të kryej hetime por deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.