Bota Botë e Çuditshme

U bë virale, video e fluturimit të kinezit në mbi 8000 metra lartësi e krijuar me inteligjencë artificiale?

Sipas një raporti në NBC News, videoja virale e paraglajdistit kinez që fluturoi aksidentalisht në më shumë se 8,000 metra lartësi, është krijuar nga Inteligjenca Artificiale, të paktën pjesërisht. Peng Yujiang pohoi se ai po fluturonte në afërsisht 3000 metra, por kushtet e papritura e çuan atë gati 5000 metra më lart. Ai duroi temperaturat rreth -40 gradë Celsius dhe nivelet e rrezikshme të ulëta të oksigjenit. Pavarësisht se përjetoi hipoksi dhe ngrirje të rëndë, Peng arriti të qëndronte i vetëdijshëm dhe të kthehej në mënyrë të sigurt përsëri në tokë.

Megjithatë, hetimi zbulon se pesë sekondat e para të videos mund të jenë të krijuara nga AI.  Në klip, Peng mund të shihet duke fluturuar, por pamjet duket se janë prerë. Siç raportohet, videos i është hequr logo që i përkiste Doubao AI, duke sugjeruar se ka të ngjarë të ishte krijuar nga mjeti AI i kompanisë në pronësi të ByteDance. GetReal Labs, një kompani e verifikimit të AI, vërtetoi pretendimet, duke deklaruar se analiza e pamjeve dha prova të përdorimit të AI. Agjencia e lajmeve Reuters, e cila shpërndau klipin pa logon e AI, e ka hequr videon. Edhe media të tjera i kanë hequr gjithashtu.

Sipas një studimi të fundit të kryer nga Dr. Michael Gerlich në një shkollë biznesi në Cyrih, përdorimi i tepruar i mjeteve të inteligjencës artificiale si ChatGPT nga të rinjtë mund të çojë në rënie të aftësive të tyre kognitive, veçanërisht në mendimin kritik dhe aftësinë për të përpunuar në mënyrë të pavarur informacionin. Studimi zbuloi se pjesëmarrësit e moshës 17 deri në 25 vjeç, të cilët mbështeteshin më shumë në këto mjete për detyra akademike, tregonin rezultate më të ulëta në testet e mendimit kritik krahasuar me ata që përdornin më pak AI.