Aktualitet Lajmet e fundit Sport

U ‘kryqëzua’ nga tifozët, Hysaj rikthehet në rrjetet sociale: Kërkoj ndjesë…

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka reaguar në rrjete sociale pasi u “kryqëzua” nga tifozët pas humbjes 2-1 që Shqipëria pësoi me Italinë në Grupin B të ‘Euro 2024’.

Goli i dytë i Barellas u shënua nga distanca, teksa Hysaj u kritikua për qëndrimin dhe uljen e kokës. Në rrjet pati shumë kritika për të, aq sa 24 orët e fundit shkodrani mbylli edhe rrjetet sociale, që mesa duket i ka rihapur.

Reagimi i Hysaj:

Hysaj sot u shfaq edhe në stërvitje me Kombëtaren, duke u bërë gati për takimin e radhës me Kroacinë.