Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, sot u paraqit pranë Shërbimit të Provës, në zbatim të vendimit të gjykatës. Tre ditë më parë, Salianji u lirua me kusht nga burgu i Fierit, ku vuante dënimin që prej tetorit të vitit të kaluar.
Lirimi i tij erdhi pasi raporti i vlerësimit të sjelljes dhe raporti i Shërbimit të Provës rezultuan pozitivë për të. Kujtojmë se shtatorin e kaluar, Salianji u dënua nga Apeli me 1 vit burg, me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”.
Nga ana tjetër, ai dhe opozita e kanë cilësuar procesin ndaj tij si “të montuar politikisht” duke e quajtur “të padrejtë” vendimin.