61-vjeçarja Karen Sawyer rrezikoi të vdiste pasi u sulmua nga bashkëshorti i saj, i cili i preu damarët në një tentativë të dështuar vrasjeje, pasi u zhytën në borxhe gjatë izolimit nga koronavirusi. Karen ishte duke fjetur kur bashkëshorti i saj, Andrew Sawyer u ngrit nga shtrati për t’i dhënë asaj një përqafim përpara se të tentonte t’i priste damarët. Babai i dy fëmijëve ishte zhytur në borxhe, teksa kishte mbetur i papunë dhe kishte për të paguar faturat e kredinë prej 25 mijë paundësh.
Karen, e cila është e martuar me bashkëshortin e saj prej 43 vjetësh, u detyrua të mbyllte parukerinë për shkak të pandemisë, ndërsa 69-vjeçari humbi punën si menaxher në një kompanie që shiste produkte elektrike.
Unë ende e dua burrin tim dhe dua të plakemi së bashku. Mezi pres derisa të dalë nga burgu. Dashuria jonë është shumë e fortë dhe së shpejti do të jemi sërish bashkë. Ne e kemi kaluar tashmë të gjithë atë traumë dhe tashmë jemi të gatshëm t’ia nisim nga fillimi.
Gjykatësi pranoi se Andrew Sawyer ka qenë në depresion kur kreu sulmin, por tha se ai nuk mund të vendosë për jetën e dikujt tjetër. Andrew Sawyer është dënuar me 3 vjet e 10 muaj burg pasi pranoi tentativën e vrasjes.