Bota

U qëllua pesë herë në kokë, 22-vjeçarja që sot jeton me fytyrën e shpërfytyruar rrëfen tmerrin e përjetuar!

Një 22-vjeçare nga Bamenda e Kamerunit ka rrëfyer historinë tronditëse të mbijetesës së saj pasi u qëllua disa herë në kokë gjatë një bastisjeje ushtarake në shtëpinë e familjes së saj, kur ishte vetëm 14 vjeçe. Sipas dëshmisë së saj, ushtarët hynë natën në banesë duke kërkuar kushëririn e saj, i cili ishte përfshirë në protesta kundër regjimit. Ai nuk ndodhej në shtëpi në atë moment dhe sipas saj, ajo u qëllua në vend të tij ndërsa flinte. Fillimisht u plagos në këmbë dhe më pas u qëllua disa herë në fytyrë.

E lënë e plagosur rëndë, ajo thotë se banorët e zonës menduan se kishte ndërruar jetë. Me forcat e fundit, ajo kërkoi ndihmë për t’u dërguar në spital. Fillimisht, një strukturë lokale shëndetësore refuzoi ta pranonte për shkak të gjendjes kritike, por më pas u transportua në Mingo Baptist Hospital në veriperëndim të Kamerunit, ku iu nënshtrua ndërhyrjeve emergjente.

Mjekët nuk besonin se do të mbijetonte. Pjesa e poshtme e fytyrës ishte dëmtuar rëndë dhe asaj iu deshën tre operacione rindërtuese, ku u përdor lëkurë nga këmba për të rikuperuar dëmtimet. Ajo kaloi rreth një vit në spital për rikuperim. Sot, e reja jeton me pasoja të përhershme. Ajo ka humbur aftësinë për të nuhatur dhe sheh vetëm me syrin e djathtë. Përveç dëmtimeve fizike, ajo përballet edhe me stigmatizim social, duke thënë se ndihet e përjashtuar dhe e vëzhguar kudo që shkon.