Bota Botë e Çuditshme

U shpall i pafajshëm pasi vuajti 38 vite burg, 69-vjeçari ka këto fjalë për të thënë!

Maurice Hastings, një i dënuar për një grabitje, vrasje dhe sulm seksual në vitin 1983, është shpallur i pafajshëm nga një gjykatës në Kaliforni. Gjykata e Lartë e Qarkut të Los Anxhelosit, deklaroi zyrtarisht të pafajshëm Hastings. Hastings gjatë një konference për shtyp pas vendimit u shpreh se:

Unë jam mirënjohës për vendimin e gjyqtarit. Gjithçka ka qenë e mrekullueshme sot. Jam gati të eci përpara me jetën time. Unë jam një njeri i lumtur tani.

69-vjeçari u lirua nga burgu në tetor pasi ADN-ja nga sulmi i vitit 1983 identifikoi një tjetër të dyshuar. Ai u dënua me dënim të përjetshëm për krimin, pavarësisht faktit se dëshmitarët mbështetën alibinë e tij gjatë kohës së vrasjes dhe asnjë provë fizike nuk e lidhte atë me vendin e ngjarjes.

Rikujtojmë, se një burrë amerikan, i cili kaloi gati 28 vite pas hekurave për një vrasje që nuk e kishte kryer është liruar nga një gjykatë në Misuri. 50-vjeçari Lamar Johnson doli së fundmi nga salla e gjyqit të St Louis si një burrë i lirë pas një vendimi të gjykatësit David Mason.

Ai u dënua për vrasjen e Marcus Boyd në vitin 1994. Vitin e kaluar, avokatja Kim Gardner kishte paraqitur një mocion duke kërkuar lirimin e Johnson pas kryerjes së një hetimi së bashku me organizatën ligjore jofitimprurëse të Projektit Innocence.