Një vogëlushe ka marrë një letër nga Kështjella Windsor pasi është veshur si mbretëreshë për Halloween. 1-vjeçarja Jalayne Sutherland tërhoqi vëmendjen mbretërore pasi veshi një pardesy të adhurueshme me dy krahë me kapelë të ngjashme, një parukë të bardhë dhe perla rreth qafës së saj. Ajo u fotografua nga mamaja e saj, Katelyn Sutherland. Katelyn, nga Ohio, ia dërgoi fotografinë Mbretëreshës dhe tha se nuk priste të merrte një përgjigje, raporton Nottimghamshire Live. Ajo tha:
Frymëzimi më i madh për veshjen ishte fakti që qentë tanë janë miqtë më të mirë të vajzës sonë. Ne donim të bënim diçka ku ata të mund të përfshiheshin të gjithë së bashku. Ne jemi padyshim fansa të familjes mbretërore dhe vërtet admirojmë se si mbretëresha ecën me besim.
Katelyn tha se kostumi i vajzës së saj u prit me shumë lëvdata teksa ajo e veshi atë në Halloween këtë vit. Ajo shtoi:
Ndërsa shëtisnim në Halloween morëm shumë, shumë komplimente, por reagimet e mia të preferuara ishin kur njerëzit përkuleshin para saj.
Letra nga zonja e Mbretëreshës thoshte:
Mbretëresha dëshiron që të shkruaj dhe t’ju falënderoj për letrën tuaj dhe për fotografinë që keni bashkangjitur me kujdes. Madhëria e saj mendoi se ishte e sjellshme nga ana juaj t’i shkruanit asaj dhe Mbretëresha ishte e kënaqur kur pa fotografinë e vajzës suaj, Jalayne, me veshjen e saj të mrekullueshme. Madhëria e saj shpreson që të gjithë të keni një Krishtlindje shumë të gëzuar dhe unë po bashkangjit një informacion të vogël për kafshët shtëpiake mbretërore, të cilat Jalayne mund të dëshirojë t’i ketë.
Letra ishte e stampuar me shenjat e Kështjellës Windsor dhe kishte datën 9 dhjetor 2021.