Showbiz

U zhduk në liqenin e Como-s, gjendet e pajetë futbollistja me origjinë shqiptare

Florijana Ismaili, futbollistja me origjinë shqiptare e cila luante me kombëtaren e Zvicrës ditën e shtunë u shpall në kërkim pasi u zhduk papritur në liqenin e Como-s në Itali.

Ajo së bashku me mikeshën e saj kishin marrë një varkë më pas ajo shkoi për të notuar ku është zhdukur papritur. Ditën e djeshme, pas 3 ditësh kërkim trupi i saj u gjend i pajetë nga autoritetet.

24-vjeçarja ishte kapitene e ekipit zviceran të “Young Boys” duke e përfaqësuar skuadrën 33 herë në fushën e lojës. Federata zvicerane si edhe zyrtarë të FIFA-s kanë shprehur ngushëllimin e tyre për miqtë dhe familjarët e së ndjerës.