Një kamion i rëndë me hidrogjen vendosi kohët e fundit një rekord botëror duke udhëtuar 1806 milje (rreth 2906 kilometra) me një mbushje të vetme. Marka e energjisë së pastër Accelera njoftoi arritjen marramendëse të prototipit të tyre H2Rescue, një kamion elektrik me “qeliza karburanti hidrogjeni”. Kamioni në mënyrë të jashtëzakonshme nuk kontribuoi në ndotje të ajrit gjatë udhëtimit të tij maratonë. Që gjërat të bëhen “edhe më serioze” për aspektin e rekordeve botërore, një pjesëtar i Librit të Rekordeve Botërore Guinness ishte i pranishëm kudo.
H2Rescue fuqizohej nga një motor tërheqës 250 kilovat që konsumonte 168 kilogramë nga 175 kilogramët e hidrogjenit të sjellë në bord. Udhëtimi përfaqëson një provë të madhe të konceptit për automjetet e këtij lloji si një alternativë ndaj automjeteve me naftë. Accelera u bashkua me Departamentin e Sigurisë Kombëtare, Drejtorinë e Shkencës dhe Teknologjisë, Departamentin e Energjisë dhe Departamentin e Mbrojtjes për projektin.
Ndërkaq, Japonia po planifikon të ndërtojë një korridor të automatizuar për transportim mallrash midis Tokios dhe Osakës për të ndihmuar në kompensimin e mungesës së shoferëve të kamionëve. Një animacion i krijuar nga qeveria tregon arka të mëdha me rrota që lëvizin përgjatë një korridori me tre korsi, i cili kalon në mes të një autostrade kryesore. Sistemi është planifikuar të fillojë testimin në fund të vitit 2027 ose në fillim të vitit 2028, me qëllim që të jetë plotësisht funksional deri më 2030.
Shuma totale e fondeve të nevojshme për atë projekt ende nuk është përcaktuar. Por shihet si një nga mënyrat kryesore për të ndihmuar vendin të përballet me porositë në rritje dhe mungesën e fuqisë punëtore. Ngarkimi do të jetë i automatizuar dhe do të koordinohet me aeroportet, hekurudhat dhe portet.