Sport

Hernandez/ Njohje ‘e vjetër’ e Anglisë, çfarë i pret kuqezinjtë?!

UEFA ka caktuar trupën e arbitrave që do të ndajnë drejtësi në ndeshjen Angli-Shqipëri. Sfida në “Wembley”, që nis më 21 mars në orën 20:45, do të gjykohet nga Alehandro Hernandes.

Herandes është njohje e vjetër për Anglinë, teksa nuk ka gjykuar më parë kuqezinjtë. Në të vetmin rast që ishte kryesor i Anglisë, takimi luhej në “Wembley” dhe për kualifikueset e Botërorit 2022. Më 12 tetor të vitit 2021, ishte 42-vjeçari që u bë protagonist me një penallti të akorduar për Hungarinë.

Vendësit nuk ishin aspak dakord, teksa e panë veten në disavantazh pas atij momenti. Hungaria shënoi përmes Salait nga penalltia. Sfida u mbyll barazim, pasi ishte Stons që barazoi.

“Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Anglisë.

Skuadra zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Marash Kumbulla dhe Ardian Ismajli u stërvitën të diferencuar, por të dy futbollistët do të udhëtojnë me skuadrën drejt Londrës dhe deri në fund do të vlerësohet gjendja e tyre për ndeshjen me Anglinë.

Stërvitja, në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas u fokusua te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë.

Pas stërvitjes, Kombëtarja u kthye në hotel dhe më pas do të niset drejt aeroportit “Nënë Tereza”, nga ku do të udhëtojë drejt Londrës. Ndeshja me Anglinë do të luhet të premten më 21 mars, në orën 20:45 në stadiumin “Wembley”.