Një e katërta e të punësuarve që paguan sigurime shoqërore gjatë vitit të kaluar deklaruan paga 24 mijë lekë në muaj, sipas të dhënave të INSTAT referuar listëpagesave në tatime. Në raport me fundin e vitit 2017, ka rënie me 3%. Instituti i Sigurimeve Shoqërore thotë se kjo ka ardhur si pasojë e daljes nga skema e rreth 23 mijë të vetëpunësuarve të cilët siguroheshin me paga minimale. Ndërkaq punësimi në të zezë në pjesën më të madhe te tij është i përqendruar në sektorin bujqësor.