Aktualitet

Universitetet, Faza e parë e regjistrimeve drejt fundit

Po shkon drejt mbylljes faza e parë e regjistrimeve në universitete dhe të dhënat e deritanishme konfirmojnë se ritmi i procesit nuk ndryshon nga viti i kaluar. Listën e preferencave e kryeson Ekonomiku, i ndjekur nga Infermieria që ofron mundësinë e punësimit jashtë vendit, si në rastin e Gjermanisë ku kërkesat janë të larta. Ndërkaq, nga e hëna e 17 Shtatorit, kandidatët mund të aplikojnë për fazën e dytë të regjistrimeve në shkollat e larta.