Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur në 24 dhjetor.
Mes banorëve së fundmi përflitet për një pëlqim mes Luizit dhe Kiarës, por edhe pse banorët janë të këtij mendimi sidomos Kiara nuk e ka pranuar deri më tani dhe vetëm pak më parë mes një bashkëbisedimi Kiara i është drejtuar Luizit se nga ajo nuk ka asnjë pëlqim dhe se mundësitë për të pasur janë zero.
Zero shanse sepse e njof shumë mirë veten time dhe e di, kur është diçka që mund funksionoj dhe diçka që nuk do funksionoj e kam këtë aftësi ose e kam fituar deri me tani, përveç shoqërisë dhe shoqërisë së mirë dhe me të qeshura nuk ka asgjë tjetër nuk të shikoj me atë sy.
https://www.instagram.com/p/CmrR1sXhK3v/
Ka vetë disa ditë që kur banorët janë bërë pjesë e shtëpisë e tashmë miqësitë, rivalitetet dhe flirtet kanë filluar të shfaqen. Mes banorëve në shtëpi flitet për një flirt mes Luizit dhe Kiarës, por që të dy nuk e pranojnë sidomos Kiara. Kjo është diskutuar edhe mes Teas dhe Luizit vetëm pak më parë, ku Tea është e mendimit se Kiara e pëlqen Luizin, por nuk do që të krijoj asnjë afrimitet ose lidhej në publik.