Celebrities Gossip Showbiz Sport

17 vite bashkë, Totti i jep fund martesës me Ilary Blasi!

Legjenda e Romës, Francesco Totti dhe partnerja Ilary Blasin ndahen pas 17 vitesh martesë. Dyshja e njohur ka marrë vendimin që t’i japë fund martesës me konsensus, vendim ky i cili pritej kohësh për shkak të problemeve të ndryshme që raporti mes tyre ka hasur.

Mbyllja formale e marrëdhënies mes yllit të Romës dhe showgirl-it do të shpallet me një deklaratë të përbashkët që pritet të mbahet sot në mbrëmje. Një ndarje e realizuar me marrëveshje të përbashkët edhe në interes të fëmijëve Cristian, Chanel dhe Isabel për të cilën të dy kërkojnë respekt.

Çifti u martuan në vitin 2005, në Romë, në një atmosferë të ngrohtë, me një ceremoni luksoze dhe shumë të ftuar VIP.

Thashethemet për mosmarrëveshjet mes tyre nisën që në shkurt. Ish-futbollisti ishte përpjekur të largonte thashethemet për krizën e martesës dhe tradhtinë e tij të dyshuar me 34-vjeçaren Noemi Bocchi, një tifoze e Romës.

Madje mediat italiane shkruajnë se Noemi ishte me të në Tiranë në finalen e Konferencës së Ligës, e më pas bashkë me të u nis për në Monte Carlo.