Botë e Çuditshme Live From Tirana Travel

17-vjeçari shqiptar që do të prekë Tokën Marsiane!

“Live From Tirana” sot nisi me informacione të reja, të ftuar në studio dhe në linjë telefonike. Lajmi më interesant që ka mbërritur kishte lidhje me Planetin Mars, së shpejti një shqiptarë do të udhëtojë për atje. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin, Benet Nura, i cili ishte në një linjë telefonike me moderatoret Albana Ruçi dhe Genta Hodo.

Shqiptari i parë që dëshiron të shkojë në Mars, e në një moshë fare të re, zbulon  për TAR se si i lindi ideja për këtë aventurë, mënyrën e aplikimit dhe më shumë detaje mbi projektin.

12 milionë njerëz morën pjesë në aplikim. Unë po shoh lajme çdo ditë për shkenca , NASA ka nxjerrë konkursin në web. Duhet të vendosje emrin, moshën, studimet, vendin ku jeton.

Për të shkuar në Mars, nuk dihet akoma se çfarë do të na duhet për të marrë me vete apo ndonjë informacion tamam. Tani për tani NASA po fokusohet për të shkuar në Hënë e duhet bërë brenda pesë viteve, e më pas marrim më shumë informacion. Por do të bëhen shumë teste fizike e psikologjike para se të shkojmë.

Jam shumë entuziast që mund të bëj diçka për popullin. Më duket se më e rëndësishme është të marrim kulturë prej tokës, e të bëj diçka atje për kulturën e për shkencën. E vetmja gjë që do të më mungojë janë ushqimet. Prindërit janë shumë pozitiv për këtë gjë.