Botë e Çuditshme Love & Sex

19 vjeçari i dashuruar marrëzisht me 76-vjeçaren, propozimi për martesë bën xhiron e rrjetit!

Një 19-vjeçar ka bërë një zgjedhje që rrallë të moshës së tij e bëjnë. Ai ka rënë në dashuri me një 76-vjeçare e madje i ka propozuar asaj për martesë në rrjete sociale. Giuseppe D’Anna ka përfituar mijëra ndjekës në “Tik Tok” me veprimin e bërë. Video, ku ai ulet në gjunjë dhe propozon të dashurën shumë vite më të madhe se ai ka bërë xhiron e rrjetit.

https://www.tiktok.com/@milina_gatta/video/7101029231823490309?referer_url=https%3A%2F%2Fwww.ladbible.com%2F&referer_video_id=7101029231823490309&refer=embed

Kjo video ka nxitur reagimin e mijëra ndjekësve në rrjete sociale. Shumë prej tyre pretendojnë se adoleshenti është fejuar me të moshuarën për para duke pretenduar se dashuria mes tyre nuk ekziston. Sjellim në vëmendje rastin e 61-vjeçares dhe bashkëshortit të saj 24 vjeç, të cilët disa muaj më parë njoftuan se po planifikojnë të kenë fëmijën e tyre të parë së bashku përmes një nëne surrogate, pavarësisht diferencës së tyre 37-vjeçare në moshë.

Influenceri Quran McCain dhe gruaja e tij, nëna e shtatë fëmijëve, Cheryl McGregor, u takuan për herë të parë në vitin 2012 ndërsa të dy punonin në restorantin e ushqimit të shpejtë “Dairy Queen”, kur ai ishte vetëm 15 vjeç. Por ndjenjat romantike lulëzuan shumë më vonë. Ata humbën kontaktin, por u rilidhën në vitin 2020 kur kujdestari i Quran pa Cheryl duke punuar si arkëtare në një dyqan. Menjëherë pas kësaj ata filluan të takoheshin. Ata u martuan vitin e kaluar dhe tani janë gati të zgjerojnë familjen.