Music Showbiz

Rita Ora vjen me versionin akustik të mini-albumit të saj “Bang”!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar versionin akustik të 4 këngëve të saj të reja. Bëhet fjalë për këngët “Big”, “Bang Bang”, “Mood” dhe “The One”, të cilat janë pjesë e mini-albumit të saj më të fundit, të titulluar “Bang”.

Rita ka sjell versionin akustik të këtyre këngëve në kanalin e saj në “YouTube” si dhe të gjitha platformat muzikore. Për këtë gjë, 30-vjeçarja i lajmëroi ndjekësit përmes një njoftimi në Instagram.

Ngrijeni zërin, versioni akustik i ‘Bang’ është i dposnueshëm! Linku në bio-n time për ta shpërndarë, dëgjuar dhe më dërgoni reagime tuaja! Më lejoni të di cila është e preferuara juaj.

Rita ndërkohë është duke qëndruar këto kohë në Australi, pasi është zgjedhur të jetë anëtare e jurisë në spektaklin e famshëm të talenteve, “The Voice Australia”.

Së fundmi, Filmi “Hive” i regjisores Blerta Basholli ka bërë histori në kinematografinë shqiptare. Për suksesin e këtij filmi ka reaguar edhe bukuroshja shqiptare.