Celebrities Gossip Showbiz

2Ton paralajmëron këngën e re, mos ndoshta na pret një surprizë?

Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai lançon.

Së fundmi, 2Ton na ka paralajmëruar një këngë të re që do të publikojë, vetëm pak pasi ka publikuar projektin më të fundit ‘Simpati’. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka shkruar: “Këtë javë e godasim”.

Epo, kohën e publikimit e morëm vesh po pse ka folur në numrin shumës? Mos ndoshta surpriza e 2Ton do të jetë një bashkëpunim?

Pak kohë më parë, 2Ton me anë të një Instastory tregoi se ka hasur një problem të vogël me policinë.

2Ton ka treguar se është gjobitur nga policia, pasi nuk ka respektuar orarin e lëvizjes që është vendosur në shtetin e Kosovës. Me ironi reperi ka shkruar se megjithëse ka marrë vaksinën, sërish gjobitet si çdokush tjetër që nuk është vaksinuar.