Celebrities Gossip Showbiz

‘Simpati’ së shpejti nga 2Ton!

Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai lanson.

Së fundmi, 2Ton na ka paralajmëruar projektin më të ri që do të lançojë. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka ndarë me ne një video ku shfaqet në makinë duke na zbuluar një pjesë të projektit të tij më të ri që pritet të publikohet së shpejti. ‘Simpati’ mban titulli surpriza që artisti do të sjellë për ndjekësit e tij, por që nuk ka zbuluar ende një datë publikimi, vetëm na ka treguar se do të lansohet këtë javë.

Pak kohë më parë, 2Ton me anë të një Instastory tregoi se ka hasur një problem të vogël me policinë.

2Ton ka treguar se është gjobitur nga policia, pasi nuk ka respektuar orarin e lëvizjes që është vendosur në shtetin e Kosovës. Me ironi reperi ka shkruar se megjithëse ka marrë vaksinën, sërish gjobitet si çdokush tjetër që nuk është vaksinuar.