Së fundmi, futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka ka lajmëruar se do të bëhet sërish baba. Xhaka e ndau lajmin me ndjekësit në rrjetin e tij social Instagram, duke publikuar foto me bashkëshorten, Arbnora dhe djalin e tyre 2-vjeçar, Klevis. Ndërkohë në dixhiturën e fotos familjare, Xhaka shkruan:
Dhurata më e madhe që mund t’i bëni dikujt është koha juaj, vëmendja juaj, dashuria juaj dhe një mrekulli e re.
https://www.instagram.com/p/CbVfqNUgnZ0/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a19c0567-c872-4c22-9c04-9aaacbfa527f
Rikujtojmë se çifti e kurorëzuan dashurinë me martesë në janar të vitit 2020 dhe dy muaj më vonë mirëpritën fëmijën tyre të parë. Lajmin e dha vetë futbollisti asokohe me anë të një postimi në Instagram duke shkruar:
Mirësevjen në botë engjëlli im i vogël. Mami dhe babi të duan pafundësisht, Klevis Xhaka.
https://www.instagram.com/p/B-KbwPkg0yE/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bd74109c-dbeb-40c7-a670-f15eb3fedb6a