Celebrities Live From Tirana Music

5 këngët e preferuara të Arjola Demirit!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar aktorja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, Arjola Demiri për të na folur më shumë rreth 5 këngëve të saj të preferuara.

1.Adriano Celentano – “Il Tempo Se Ne Va”

Ka lidhje me mua, vajzat e mia, sa herë e dëgjoj kujtoj që jam vajza e dikujt dhe kujtoj që kam dy vajza të mrekullueshme që jua dedikoj dhe do t’jua dedikoj gjithmonë. Kjo këngë ka një domethënie shumë të madhe për mua. Këtë këngë unë e dëgjoj më së shumti në udhëtim, në makinë, e vendos me dëshirë se më qetëson, më relakson. Më lidhet me moshën e Helgës, vajzës sime.

2.Pharrell Williams – “Happy”

Ka qenë një periudhë kur nuk kam qenë fort mirë, periudhë e rëndë psikologjike dhe kënga më lumturonte dhe e kam të fiksuar që sa herë ta dëgjoj të më kujtohet ajo periudhë. Unë jam nga ata njerëz që kur ka periudha të vështira zgjedh njerëz me pozitivitet afër dhe një muzikë të mirë që më sjellë lumturi.

 

3.Backstreet Boys – “I Want It That Way”

Në adoleshencë, siç kanë të gjithë adoleshentët një të preferuar, i preferuari im ka qenë Nick Carter dhe kur shikoja çuna me flokët si ai magjepsesesha. Kjo këngë më kujton periudhën e adoleshencës që mblidhnim lekë për të blerë posterat dhe i vendosnim tek koka krevatit.

4.Shkurte Fejza – “Mora fjalë”

Është një këngë shumë e dashur për mua, një këngë patriotike që e kam në gjak, më kujton të shkuarën e familjes sime, me agresorin serbo-malazez sepse jam rritur duke parë lutjet dhe lotët e gjyshit tim për pjesën e shkëputur të familjes së tij. Kjo këngë i përket Adem Jasharit por mua më lidh me historikun e rrënjëve të mia që e dëgjoj dhe e këndoj më dëshirë gjatë gjithë rrugës Tiranë-Prishtinë dhe Prishtinë-Tiranë.

5.John Legend – “All of Me”

Kënga më e bukur që i është dedikuar dashurisë, më inspiron, frymëzon, të bën të ëndërrosh. Çdokush nga ne do të donte një John Legend që na dedikon këngë.(qesh) Kjo këngë mund të dëgjohet në çdo orë të ditës por ora e preferuar është muzgu.