Celebrities Gossip Showbiz

6 javë pasi u tërhoq nga aktrimi, ja si duket gjendja e Bruce Willis!

Aktori i njohur, Bruce Willis është parë së fundmi duke konsmuar vaktin e drekës në një restorant italian në Los Angeles duke kaluar kohë me një mikun e tij. Kjo dalje publike vjen 6 javë pasi aktori u tërhoq nga aktrimi për shkak të diagnozës së afazisë.

67-vjeçari duket se po qëndron i fortë vetëm disa javë pasi të afërmit e tij, përfshirë bashkëshorten e tij Emma, ​​ish-gruan Demi Moore dhe pesë vajzat lëshuan një deklaratë të përbashkët përmes Instagramit duke njoftuar diagnozën e tij të afazisë. Në deklaratën familjare thuhej se:

Si rezultat i kësaj dhe me shumë konsideratë, Bruce po largohet nga karriera që ka shumë kuptim për të. Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ne po e kalojmë këtë të gjithë si një familje dhe kemi dashur të jemi afër fansave të tij sepse ne e dimë se sa shumë do të thotë ai për ju, siç ju për të. Siç thotë Bruce gjithmonë, ‘Jetoni’ dhe së bashku ne planifikojmë ta bëjmë këtë.

Një burim i tha ‘People’ muajin e kaluar se të gjithë janë të fokusuar në të gjitha momentet e lumtura që mund të ndajnë me aktorin dhe se bashkëshortja e tij Emma është veçanërisht mirënjohëse për vajzat që ka me Bruce. Një person i brendshëm i afërt tha për gazetën se familja e aktorit ka bërë gjithçka për ta ndihmuar atë dhe janë një mbështetje e madhe për yllin hollivudian.

Familja e aktorit nuk bëri të ditur se çfarë e shkaktoi përballjen e tij me afazinë, e cila ka një sërë shkaqesh të mundshme. Sjellim në vëmendje se së fundmi Willis ka shitur në heshtje pronat e tij në përgatitje për tërheqjen e tij nga aktrimi për shkak të shëndetit të përkeqësuar.