Celebrities Gossip Showbiz

Si duket gjendja e Bruce Willis pak pasi njoftoi sëmundjen nga e cila vuan…

Së fundmi, aktori i njohur Bruce Willis është fotografuar i buzëqeshur teksa përqafohej me gruan e tij në disa foto emocionale. Kjo është shfaqja e tij e parë publike që kur njoftoi diagnozën e afazisë. Bashkëshortja e tij, Emma Heming Willis ka postuar 2 imazhe të saj dhe Bruce në rrjetin social Instagram dhe ka shkruar se:

Mami dhe babi në habitatin e tyre të preferuar.

Fotografitë janë shkrepur nga vajza 10-vjeçare e çiftit, Mabel Ray Willis, teksa dyshja janë ulur në një trung në pyll. Emma ka falënderuar fansat për dashurinë e tyre të madhe pasi njoftoi se aktori 67-vjeçar u diagnostikua me afazi, një gjendje që ndikon në aftësinë për të komunikuar.

Sipas ‘Page Six’, Willis kishte pasur probleme me memorizimin e rreshtave të tij në setet e filmave të fundit. Rikujtojmë, se Willis dhe Heming u martuan në mars 2009 dhe kanë dy vajza së bashku, Mabel dhe Evelyn. Aktori ka gjithashtu tre vajza, Rumer, Scout dhe Tallulah, me ish-bashkëshorten Demi Moore, me të cilën ai ka qenë i martuar nga nëntori i 1987-ës deri në tetor të vitit 2000. Ata kanë mbetur miq edhe pas ndarjes.

Sjellim në vëmendje se Willis së fundmi ka shitur në heshtje pronat e tij në përgatitje për tërheqjen e tij nga aktrimi për shkak të shëndetit të përkeqësuar. Raportimet kanë thënë se ylli ka shitur prona në New York dhe më gjerë dhe se ai do të fokusohet në jetën e tij në Kaliforni ndërsa vazhdon betejën e tij shëndetësore.