Celebrities Gossip Showbiz

Bruce Willis vuan nga kjo sëmundje, lajmin e jep Demi Moore!

Bruce Willis po merr pak pushim nga aktrimi si pasojë e diagnostifikimit të tij me afazi, një sëmundje e shkaktuar nga dëmtimi në tru, që ndikon në aftësinë për të komunikuar. Familja e tij ka njoftuar lajmin përmes rrjeteve sociale. Vetë ish-gruaja e Bruce, Demi Moore e dha lajmin përmes një postimi në Instagram.

Demi Moore vetëm pak orë më parë bëri një postim prekës për ish-burrin e saj artistin Bruce Willis. Dyshja kanë qenë të martuar që nga viti 1987 deri në vitin 2000, por kanë mbetur miq edhe pas ndarjes. Ndërkohë, raportin e tyre të afërt, e vërteton edhe më shumë postimi i fundit i Bruce.

Në të duket Bruce i buzëqeshur, teksa mban syze dielli gjithashtu. Foton Demi e ka shoqëruar me shkrimin e mëposhtëm.

Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si një familje ne donim të ndanim që Bruce jonë i dashur po kalon disa çështje shëndetësore dhe së fundmi është diagnostikuar me afazi, që ka ndikuar në aftësitë e tij në të folur. Si rezultat i kësaj, Bruce po bën hapa pas në karrierë dhe kjo ka patur shumë rëndësi për të.

Kjo është vërtet një kohë sfiduese për familjen tonë dhe ne e vlerësojmë shumë dashurinë tuaj të vazhdueshme, dhembshurinë dhe mbështetjen. Ne po e kalojmë këtë si një familje e fortë e bashkuar, dhe donim që t’i njihnim fansat me këtë sepse ne e dimë sa shumë vlen ai për ju, aq shumë sa ju për atë.

Siç thotë gjithmonë Bruce, “Jetojeni jetën sikur të jetë dita e fundit” dhe së bashku kështu e planifikojmë.
Me dashuri Emma, Demi, Rumer, Scout, Tallulah, Mabel & Evelyn