Botë e Çuditshme

6 ndryshimet që do të pësojë bota deri në vitin 2100…

E keni menduar ndonjëherë sa ndryshime ndodhin përgjatë viteve dhe ne nuk i vëmë re? Mirëpo, po të kthehemi pas në kohë kuptojmë se ndryshimet janë të shumta. E njejta gjë do të ndodhë dhe në të ardhme. Më poshtë, zbuloni gjashtë ndryshimet që do të ketë pësuar bota deri në vitin 2100.

Do të mund të udhëtojmë nga Berlini në New York për tri orë

Në vitin 2100, Europa dhe Amerika e Veriut mund të jenë lidhur përmes një tuneli në Atlantik. Përmes këtij tuneli, do të mund të udhëtojmë shumë shpejt me anë të një treni specifik. Mjafton infrastruktura e mirë e tij dhe kushtet e favorshme atmosferike dhe do të mund të shkohet nga Berlini në New York për vetëm tri orë.

Nuk do të ketë pyje

Tashmë gjysma e pyjeve në botë janë reduktuar, dhe nëse vazhdohet me këto ritme, në vitin 2100 do të jenë zhdukur që të gjithë. Meqenëse 75% e jetës në Tokë është përqëndruar në pyje, do të ketë shumë pasoja negative. Kjo sepse nuk do të zhduken vetëm pyjet por edhe bota shtazore në to.

Ndoshta njerëzit nuk plaken më

Përgjatë viteve, njerëzit jan përpjekur të gjejnë pafund mënyra për të mos u plakur. Por studimet vazhdojnë dhe shkencëtarët shprehen se deri në vitin 2100, do të kenë shpikur diçka për të ndaluar plakjen e njerëzve. Kjo gjë do të ndodhë në bazë të dëshirës së kujtdo dhe në kohën kur ai dëshiron.

21 shtete mund të jenë kthyer në shkretëtira

Vetëm në rast se gjejmë mënyra si të mbajmë temperaturat aty ku duhet, kjo gjë nuk do të ndodhë. Megjithatë, duket se fati po përcaktohet dita ditës, dukeqenë se ndikimet negative po vërehën tashmë në Spanjë, por edhe në shtete të tjera të Mesdheut.

Ndoshta nuk do të ketë ushqim mjaftueshëm për njerëzit

Nëse vazhdojmë me këto ritme, e aq më tepër nëse do të mundemi të ndalim plakjen e njerëzve, duket se në vitin 2100, nuk do të ketë mjaftueshëm ushqime. Burimet do të vijnë duke u shteruar, derisa në atë vit, nuk do të jenë më të mjaftueshme për të gjithë.

Niveli i detit mund të rritet

Duket se në vitin 2100 niveli i detit do të jetë rritur shumë. Shumë gjëra do të jenë në rrezik, duke përfshirë urat, rrrugët dhe burimet ujore. Në fakt lista nuk ka fund. Rritja e nivelit të detit mund të rrezikojë ekosistemet natyrore.