Celebrities Gossip Showbiz

“60 minuta me duart…”, çfarë vendosi Egla për 6 banorët e “BBV3”?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Mëngjesin e kësaj të enjte në shtëpi është futur një zarf i bardhë, në të cilin ishte sfida e radhës për buxhetin. Si lidere e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Egla do të vendosë për 6 banorët që do të kryejnë këtë sfidë, e cila ka të bëjë me mbajtjen 60 minuta me duar lart platformat me topa shumëngjyrëshe brenda.

Egla; Meritoni, Françeska, Erjola, Romeo, Çimi dhe Heidin… Mendoj se ju jeni personat e duhur për t’a çuar deri në fund

Së fundmi Meritoni ka pyetur banorin e ri se cilën prej banoreve brenda shtëpisë do të donte të kishte një njohje dhe se cila prej tyre i pëlqente si tip. Shkëlqimi ka treguar emrin e banores.