Botë e Çuditshme

750 euro gjobë nëse guxoni dhe urinoni në këtë plazh!

Turistët që guxojnë të kryejnë nevojat personale në brigjet dhe detet e Spanjës, do të gjobiten me plot 750 euro. Ligjvënësit në Vigo, një qytet në rajonin e Galicisë, thanë se kushdo që kapet duke kryer nevojat në det ose në plazh do të duhet të paguante një gjobë.

Këshilli i qytetit spanjoll e ka cilësuar urinimin publik si një “shkelje të vogël” dhe “shkelje të rregullave të higjienës”, por nuk ka sqaruar se si do të identifikojnë autoritetet turistët që do të urinojnë në det. Zyrtarët e qytetit planifikojnë të vendosin tualete publike në plazhe gjatë sezonit të verës. Gjithashtu autoritetet në Francë kanë ndaluar edhe përdorimin e sapunit apo shampos në det, si dhe larjen e enëve të kuzhinës.

Ndërsa është ende e pazakontë të ketë rregulla kundër urinimit në det, një sasi e madhe urinimi mund të ndikojë në jetën e egër lokale. Për këtë arsye, në Portugali dhe disa pjesë të Tajlandës, është e paligjshme të urinosh në oqean. Është zbuluar se shkëmbinjtë koralorë janë dëmtuar për shkak të urinës njerëzore.

Urina është 95% ujë, megjithatë ajo përmban gjithashtu produkte të mbeturinave, si ure, baktere dhe sasi të vogla të barnave si antibiotikët dhe kontraceptivët, të gjitha këto mund të jenë toksike për jetën e egër dhe të dëmtojnë biodiversitetin.