Bota Love & Sex

9-vjeçarja shet flokët për të ndihmuar ushtarët ukrainas!

Një vajzë nëntë vjeçare nga Ukraina preu flokët e saj dhe i shiti për të mbledhur para për forcat e armatosura të vendit të saj, të cilët po përballen me ato ruse. Kira Hubina, nga qyteti verior i Ukrainës, Chernihiv, vendosi të mbledhë para për luftëtarët e vendit pasi ajo dhe familja e saj ndodhen në një vendstrehim për t’u mbrojtur nga bombardimet ruse.

Babai i vajzës, Ivan, tha për agjencinë ukrainase të lajmeve ‘UNIAN’ se ishte prekur nga gjesti i vajzës së tij dhe pranoi që ajo t’i priste flokët pasi mësoi për qëllimet e saj.

Sinqerisht, për pak sa nuk qava. Më preku disi.

Sjellim në vëmendje se atelieja e stilistit ukrainas, Uzun Vitaliy së fundmi ka qenë e zënë me qepjen e jelekëve antiplumb dhe të rrobave për ushtrinë ukrainase, që po mbron vendin e saj nga sulmet ruse. Uzun Vitaliy, i cili stilonte veshje për burra dhe gra para luftës, aktualisht po punon me punonjëset e tij për të prodhuar mijëra jelekë antiplumb për ushtarët ukrainas.

Pasi fitoi Festivalin Europian të Këngës, Eurovizion, rikujtojmë se Kalush Orchestra vendosi të shesë trofeun dhe 900 mijë dollarët e siguruar do të shkojnë për të mbledhur fonde për luftën në Ukrainë, që vazhdon prej mbi tre muajsh.

Grupi ukrainas u rendit i pari në kompeticionin e rëndësishëm muzikor të këtij muaji në Torino të Italisë e ku Shqipëria u përfaqësua nga Ronela Hajati me “Sekret”. Mikrofoni i kristaltë u shit në një ankand në Facebook, me qëllim blerjen e dronëve për ushtrinë ukrainase. Siç raporton agjencia e lajmeve, Reuters, paratë do të përdoren për blerjen e tre dronëve ukrainas PD-2.